Mediat braziliane kanë publikuar së fundmi pamjet e momentit të vrasjes së shtetasit shqiptar, Ilir Zelka. Momentin kur ndodhi ngjarja, 47-vjeçari ishte ulur në një restorant në Brazil, kur vrasësi i veshur me rroba ngjyrë rozë i afrohet dhe e qëllon disa herë me armë.
Shqiptari Ilir Zelka shihet teksa zvarritet në dysheme me qëllim për t’i shpëtuar plumbave të pistoletës. Në video shihen edhe punonjësit e restorantit të terrorizuar.
Krimi ndodhi rreth orës 11:00, autori i krimit braktisi motoçikletën me të cilën u largua pas krimit. Ai gjithashtu, ka ndërruar edhe rrobat që mbante veshur momentin e ngjarjes. 47-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në spital.
Policia mendon se kemi të bëjmë me një ekzekutim të pastër. Pas publikimit të pamjeve, policia kërkon ndihmë për identifikimin e autorit. Sipas tyre, shqiptari i ndërronte çdo ditë dhomat e hoteleve, çka të bën të mendosh se e dinte se po e ndiqnin. Shqiptari njihej edhe si biznesmen pasi kishte një kompani në Çeki.



