Zjarri përfshin sipërfaqe me dushk dhe pisha në Miras të Devollit, ndërhyhet nga ajri (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe me dushk dhe pisha në Miras të Devollit, ndërhyhet nga ajri (VIDEO)

Prej ditës së djeshme, vatra e zjarrit ka mbetur aktive në zonën pyjore të Mirasit, mbi fshatin e të njëjtit emër, ku janë përfshirë sipërfaqe me dushk dhe pisha.

Për të shuar flakët, janë angazhuar rreth 75 forca të bashkisë, shërbimit zjarrfikës, pyjor dhe banorë të zonës, të cilët kanë nisur punën që nga ora 05:00 e mëngjesit të sotëm.

 Ndërkohë, për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së infrastrukturës rrugore, ndërhyrja në brendësi të pyllit është mjaft e vështirë dhe kërkon ecje në këmbë për të mbërritur pranë vatrave të zjarrit.

Zjarri, i ndihmuar edhe nga era, ka marrë shtrirje dhe ka përfshirë sipërfaqe me pisha, duke e bërë situatën më komplekse. Në këto kushte, me koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, është siguruar ndërhyrje nga ajri me helikopter për të neutralizuar intensitetin e flakëve.

Autoritetet bëjnë të ditur se gatishmëria e strukturave të emergjencave civile është maksimale, ndërsa operacioni do të vijojë edhe ditën e nesërme që në orën 05:00 të mëngjesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy