Transportoi 12 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 37-vjeçari nga Tirana

Transportoi 12 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 37-vjeçari nga Tirana

Policia ka arrestuar një 37-vjeçar nga Tirana, i akuzuar për transport të paligjshëm emigrantësh.

Mësohet se arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”.

Njoftohet se V. Sh., transportoi 12 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, si edhe bëri kallëzim të rremë pranë organeve të rendit.

Policia kishte siguruar informacione se 37-vjeçari transportonte emigrantë për të fituar para dhe me datë 23 gusht e lokalizuan atë në fshatin Cangonj, Devoll.

Ai ishte duke lëvizur me mjetin e tij tip “Ford” ndërsa policia nisi ta ndiqte dhe i bëri shenjë që të ndalonte, por 37-vjeçari nuk iu bind urdhrit të tyre, braktisi mjetin dhe u largua me shpejtësi.

Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit, u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve V. Sh., u kishte marrë 100 euro secilit dhe iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Më pas ai është paraqitur në Komisariatin e Policisë nr.3, Tiranë, duke bërë kallëzim të rremë se i kishin vjedhur mjetin tip “Ford”, që kishte marrë me qira.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kallëzimi i rremë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy