U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 44-vjeçari në Kukës

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 44-vjeçari në Kukës

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 44-vjeçar me iniciale L.S., pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshën, të cilët do t’i ndihmonte që të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 900 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: Morinë, Kukës/Vijojnë kontrollet intensive për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve nga Policia Kufitare dhe DVP Kukës.

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihet në pranga 1 shtetas, i cili u kap duke transportuar me automjet, emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Sekuestrohen automjeti dhe 900 euro.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, në zbatim të planit të përbashkët të masave për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kanë vijuar kontrollet intesive, për këtë qëllim.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi L. S., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Morinë, në afërsi të kufirit me Kosovën, duke transportuar me automjet, 5 emigrantë të paligjshën, të cilët do t’i ndihmonte që të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 900 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy