Kavajë, eksperiment hetimor për të zbardhur vdekjen e katër turistëve rusë

Kavajë, eksperiment hetimor për të zbardhur vdekjen e katër turistëve rusë

Vdekja e katër turistëve rusë në Kavajë para disa javësh ka bërë që efektivë të ushtrisë, prokurorë dhe shërbimet inteligjente të mblidhen në vendin e ngjarjes. Ata janë angazhuar në rikrijimin e skenës në mënyrë që të hidhet dritë mbi shkaqet e ngjarjes. Puna ka nisur sot dhe do të vijojë edhe përgjatë të shtunës.

Përmes këtij eksperimenti hetimor do të shqyrtohet nëse dioksidi i karbonit, i cili rezultoi se u ka marrë jetën 4 turistëve,  është lëshuar në ajër si pasojë e keqfunksionimit të kaldajës në hotel dhe mungesës së sistemit si duhet të ventilimit, apo për arsye të tjera.

Burimet i thanë MCN një ditë më parë se në analizën laboratorike janë gjetur faktorë të gazit monoksid karboni në nivelin e mbi 70%.

Ky eksperiment pritet të shpërndajë mjegullnajën që rrethon ngjarjen prej 16 tetorit.

Sergey Burenkov, 60 vjeç, dhe bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, ishin me pushime në Shqipëri, së bashku me vajzën e tyre Katia, 31 vjeç, dhe partnerin e saj Nikita Belousov, kur u gjetën të vdekur në saunën e një hoteli në plazhin e Qerretit në Kavajë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy