Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre.
Një makinë me të cilin udhëtonin tre pjesëtarë të një familje, babai me dy djemtë e tij, ka dalë nga rruga duke u përmbysur.
Si pasojë e aksidentit ka pësuar dëmtime drejtuesi i mjetit, i cili po udhëtonte në drejtim të Lezhës.
Rrethanat e ngjarjes nuk bëhen ende me dije, ndërkohë që policia po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.



