“Babagjyshët”, 28 vite burg për njërin prej grabitësve

“Babagjyshët”, 28 vite burg për njërin prej grabitësve

Prokuroria kërkoi dënimin e njërit prej anëtarëve të bandës së babagjyshëve, i cili që prej majit po gjykohet veçmas 10 të pandehurve të tjerë.

 

Prokurori shpalli pretencën duke i thënë gjykatës se i pandehuri Saimir Sala, 32 vjeç duhet të dënohet me 28 vjet burgim. Ai akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, kryerje të veprave penale me këtë grup si edhe implikim në dy episode grabitjesh me armë. 

 

Banda ku i pandehuri ishte anëtar ka kryer gati 13 grabitje, më e bujshmja ajo e një argjendarie në një qendër tregtare në Tiranë.

 

Në episodin e parë ku është përfshirë Saimir Kala, është grabitja e ngelur në tentativë e një argjendarie në Durrës, në të cilën, përveç tij janë përfshirë edhe dy bashkëpuntorë të tjerë të grupit, Agustin Sula dhe Fatmir Pjetri. 

 

Episodi i dytë ka ndodhur në 2014, kur grupi pasi ka grabitur gati 12 kg flori në një argjendari në  Dibër të Madhe gjatë shkëmbimit të zjarrit njeri prej grabitësve ka mbetur i vrarë në vend. 

 

Në qëndrimin e saj prokuroria thotë se anëtarët e grupit të babagjyshëve kishin role të ndara për çdo goditje që kryenin kryesisht në argjendari dhe biznese. 

 

Në një kohë që për gjashtë anëtarët e tjerë, Prokuroria ka kërkuar më herët gati 170 vite burgim, i pandehuri Saimir Kala pritet të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar, çka do të thotë se atij do t’i zbresë dënimi në 18 vjet heqje lirie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy