Shiste kanabis në lokal, arrestohet një person në Vaun e Dejës

Shiste kanabis në lokal, arrestohet një person në Vaun e Dejës

Një person i cili shiste kanabis, në lokalin e tij, në fshatin Kapedan të Vaut të Dejës, është vënë në prangat e policisë.

 

Si rezultat i operacionit të koduar “Shadow”, u arrestua në flagrancë shtetasi K. P., 32 vjeç, banues në fshatin Kapedan. 

 

Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi dhe në një ambient ngjitur, në fshatin Kapedan, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen në doza. 

 

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy