Spektakli me fishekzjarre natën e ndërrimit të viteve, nuk ka kaluar pa incidente.
Në Vlorë, një 60 vjeçari nga fshati Bishan, i ka plasur fishekzjarri në dorë, duke i këputur tre gishta.
I lënduari është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Një ngjarje mjaft e rëndë është regjistruar mbrëmjen e këtij fundviti në oborrin e ish Gjimnazit në qytetin e Librazhdit.
Një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i fuqishëm i një kapsolle. I mituri ka pësuar dëmtime serioze në duar , bark dhe fytyrë.



