Operacioni “Vol-Vo 4”, arrestohet 52-vjeçari i shpallur në kërkim

Operacioni “Vol-Vo 4”, arrestohet 52-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një tjetër person të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Burimet bejne te ditur se i arrestuari është Qerim Musha 52 vjeç nga Tirana, për të cilin është dhënë masa arrest me burg.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, kanë bërë kapjen e shtetasit Q. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4”, thuhet në njoftimin e policisë.

I arrestuari dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Operacioni i koduar "Volvo 4" u shtri në 12 qytete dhe janë goditur anëtarët e 4 grupeve të skeduara kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy