Nis zbatimi i programit të kredive për familjet e reja/ Rama: Kredi me zero % interes për mjekët, ushtarët dhe policët 

Nis zbatimi i programit të kredive për familjet e reja/ Rama: Kredi me zero % interes për mjekët, ushtarët dhe policët 

Këtë vit 100 punonjës policie të moshës deri në 40 vjeç kanë përfituar kredi me interes zero.

Në ceremoninë e zbatimit të programit të kredive për familjet e reja, u tha se do të mbyllen 100 kreditë e para me interes zero për policinë ndërkohë që për këtë kategori do të ketë dhe rritje pagash.

Kryeministri Edi Rama tha se teksa nis zbatimi i këtij programi për mjekët, ushtarakët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, ata që bëhen pjesë e këtij programi mund të marrin kredi, ndërsa interesi do të paguhet nga shteti.

Rama tha se edhe vitin tjetër do të vijohet me këtë skemë, duke thënë se do të zgjerojnë numrin e kuotave, nga 300 që janë aktualisht.

Programi i  dhënies së kredive është me të gjitha interesat e marra përsipër nga shteti. Sot interesat bankare janë mbi 6 përqind, shumë për dikë që ka vetëm një pagë. Nuk është e lehtë për bankat që ta japin këtë kredi duke pasur parasysh perspektivën.

Duke pasur këtë kredi me asnjë interes ndryshon panorama. Është një program fitues për ata që përfshihen në këtë program.

E kishim 300 kuota këtë vit, është hera e parë, procesi ka pasur disa probleme të natyrës burokatrike, por është vetëm fillimi. Edhe ne edhe aplikantët do mësojnë nga ky moment i parë dhe vitin e ardhshëm do vazhdojmë me dhënien e kredive, do ta zgjerojmë numrin.

Paga për ushtarakët do të vazhdojë të rritet në mënyrë të përvitshme derisa të mbërrijmë tek mesatarja e NATO-s.

Ky nuk është shpërblim i atyre që janë në kulmin e karrierës, që kanë vite në ushtri, por është çështje perspektive për të rinjtë, që duhet t’i shohin FA jo vetëm si mundësinë për t’i shërbyer atdheut për të pasur një punë që i përmbush, por edhe një perspektivë të sigurt.

Këto që po bëjmë sot nuk është se nuk donim t’i bënim më parë, por sot mund t’i bëjmë. Nuk insiston qeveri në botë që nuk do të rrisë paga, pensione, mbështetje. Por na duhet që ta bëjmë këtë pa goditur themelet e ekonomisë. Pa e kthyer vendin në një piramidë të re.

Për këtë arsye ka qenë e vështirë dhe sot jemi në një fazë ku kemi disa mundësi më shumë. Krahasimi i tabelës së pagave mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, kur vjen puna për të bërë zgjedhjen të shërbej këtu apo atje, është një krahasim gënjeshtar, sepse vërtet ka një diferencë shumë të madhe. Por paga më e lartë në Gjermani, nuk t’i tregon të gjitha.

 Nuk tregon sa taksa do të marrë, sa sigurime shoqërore, sa do të hanë kostot e transportit, as nuk të tregon sesi do të jetosh, ndaj në fund të muajit është se jeton në një vend të huaj, punon në një pozicion që s’është më e mira që mund të bësh, sepse në vendin tënd mund të jesh gur i rëndë, duke bërë punën nën uniformë, dhe rezultati është minimal.

Ky program është hapur dhe do të vazhdojë vite të tëra, sepse kreditë që do të merrni do të jenë në një afat të gjatë dhe interesi do të paguhet nga shteti. Është një arsye për t’u bërë thirrje të rinjve që e shohin me hezitim përfshirjen në FA dhe në polici, kjo është rruga që të jep më shumë qetësi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy