Ngriti grup me uniformë policie për të shpërndarë drogë, dyshime dhe për kolegët

Ngriti grup me uniformë policie për të shpërndarë drogë, dyshime dhe për kolegët

Efektivi i policisë Edvin Sinani që u pezullua një ditë më parë për shkak se akuzohet se  organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotik, është vënë nën hetim prej 6 muajsh.

Mësohet se indicia për hetimin e tij ka ardhur pas goditjes së disa grupeve të vogla të shpërndarjes së kanabisit, për të cilët ka pasur dyshime se bashkëpunonin me punonjës të policisë.

Pas hetimeve disamujore, SHÇBA ka mbërritur në gjurmët e efektivit Sinani që rezultoi të ishte i implikuar në grupe kriminale në shpërndarjen e narkotikëve.

Hetimet janë zgjeruar edhe në disa persona të tjerë që dyshohet se ishin pjesë e kësaj skeme dhe nuk përjashtohet përfshirja e efektivëve të tjerë.

Gjatë ushtrimit të detyrës, ky punonjës policie sipas SHÇBA-së dyshohet se organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotike në vende të ndryshme të qytetit të Durrësit, të cilët nga ana tjetër i jepnin informacione për shpërndarës të tjerë, me qëllim goditjen e tyre nga ana e punonjësit të policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy