Kalim i paligjshëm i kufirit kundrejt fitimit/ Arrestohen dy të rinj në Gjirokastër

Kalim i paligjshëm i kufirit kundrejt fitimit/ Arrestohen dy të rinj në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka njoftuar sot një tjetër rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia njofton se u arrestuan në flagrancë shtetasit K. R, 20 vjeç, banues në Tiranë dhe K. B., 22 vjeç, banues në Dibër.

Shtetasit K. R. dhe K. B., u kapën në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me automjetin tip “Ford” tre emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celular.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy