Tentoi të kontrabandonte ilaçe në Portin e Durrësit, procedohet penalisht italiani

Tentoi të kontrabandonte ilaçe në Portin e Durrësit, procedohet penalisht italiani

Një 57-vjeçar italian u procedua penalisht pasi tentoi të kontrabandonte një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, me qëllim tregtimin e tyre.

Në njoftim thuhet:

“Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës dhe me autoritetet doganore, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandës, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për të kontrabanduar medikamente mjekësore, me qëllim tregtimin e tyre, kanë referuar materialet në Prokurori për këtë rast dhe si rezultat, ka nisur procedimi penal për shtetasin: F. F., 57 vjeç, banues në Itali”. 

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 57-vjeçari, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore të dyshuara të kontrabanduara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, vijon njoftimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy