Shitje kokaine dhe kanabisi, arrestohen dy të rinj

Shitje kokaine dhe kanabisi, arrestohen dy të rinj

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës dhe Krujës, të akuzuar për shitje kokaine dhe kanabisi.

 

Efektivët e policisë arrestuan A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 19 vjeç, banues në Krujë.   

 

Uniformat blu ndaluan në rrugën “Mine Peza”, automjetin që drejtonte 30-vjeçari, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë. 

 

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën ku ai jetonte me qira, u gjet sasi tjetër e lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, që 30-vjeçari e posedonte më qëllim shitjen.   

 

Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit, gjetën 256 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, që dyshohet se ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen në qytetin e Krujës.     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy