Privatizimi i OSSH-së, Gjykata e Lartë rrëzon padinë e Ministrisë së Energjisë

Privatizimi i OSSH-së, Gjykata e Lartë rrëzon padinë e Ministrisë së Energjisë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar padinë e Ministrisë së Energjisë dhe Indurstrisëe, e cila kërkonte të hetoheshin për shpërdorim detyre tre ish-ministra dhe dy ish-zv.ministra të kabinetit Berisha. 

Kallëzimi i kësaj ministrie u depozitua një vit më parë në Prokurorinë e Përgjithshme për dyshimet se zyrtarët e lartë kishin shpërdoruar detyrën gjatë privatizimit të OSSH-së. 

Por Prokuroria e Përgjithshme i pushoi hetimet me argumentin se nuk kishte elementë të shpërdorimit të detyrës ndaj të kallëzuarve në postet e ministrave të asaj kohe si Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Florjon Mima dhe ish-zv.ministrave Enno Bozdo, Neritan Alibali dhe ish-këshilltarja Suzana Guxholli. 

Juristët e Ministrisë së Energjitikës pretenduan në gjykatë se nga procedurat e privatizimit të OSSH-së shtetit shqiptar i është shkaktuar në buxhet një dëm i konsiderueshëm ekonomik. 

Por prokuroria, sikurse edhe në vendimin e pushimit të hetimeve, këmbënguli se nuk ka shkelje të detyrës përsa kohë vendimi është kolegjial nga Këshilli i Ministrave. 

Pasi ka dëgjuar palët, Gjykata e Lartë vendosi t’i japë të drejtë Prokurorisë së Përgjithshme me arsyetimin se nuk ka vepër penale, raporton TCH. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy