
Tre automjete kanë goditur njëra-tjetrën pak minuta më parë në aksin e vjetër rrugor Fier – Levan, 50 metra sapo lë pas kthesën për në Zhupan në drejtim sensi lëvizje drejt Fierit.
Automjetet qe po lëviznin nga Qafa e Koshovicës për në Fier kanë përplasur njëra-tjetrën duke shkaktuar dëme materiale, por jo viktima.
Bëhet me dije se tre automjetet e përfshira në aksident janë: Open AA 498 DE, Toyota AA 039 TS dhe Toyota AB 393 AA
Përplasja e tre mjeteve ka shkaktuar kaos në qarkullim mjetesh, pasi mësohet se radha në drejtim të Fierit dhe në drejtim të Levanit shkon afro një kilometër nga dyja anët e qarkullimit.
Policia e qarkullimit rrugor dhe ekspertët e kriminalistikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqet e këtij aksidenti si dhe për normalizimin e qarkullimit rrugor në këtë segment rruge që lidh Fierin me Levanin dhe fshatrat e tij si dhe të zonës së Cakraniz.



