
Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane është arrestuar në Lezhë.
Burimet zyrtare bëjë me dije se në pranga ka rënë Bledar Delia (Dushkaj), i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me 7 vite burgim, për vepren penale "Organizate kriminale" dhe " Trafikim i lëndëve narkotike".
“Ky shtetas ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale "Organizatë kriminale " dhe "Trafikim i lëndëve narkotike" parashikuar nga Kodi Penal italian.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fishekë luftarak, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë.”, bënë me dije policia e shtetit.
Ndërkohë Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



