
Policia e Beratit ka finalizuar me sukses një operacion antidrogë të koduar “Procedimi”, i zhvilluar pas disa muajsh hetime me metoda proaktive.
Si rezultat i operacionit, u dokumentua veprimtaria kriminale e dy shtetasve që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në mënyrë të përsëritur në territorin e qarkut Berat.
Në pranga ra një 43-vjeçar, të cilit u gjetën sasi cannabisi të ndara në doza të gatshme për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari.
Ndërkohë, në hetim në gjendje të lirë u procedua një 31 vjeçar, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, policia gjeti një sasi cannabisi.
“Si rezultat i hetimeve të ndjekura për disa muaj, në koordinim me Prokurorinë e Beratit, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin “Procedimi”.
Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi J. L., 43 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh. M., 31 vjeç, të dy banues në Berat, pasi nga hetimet rezultoi se në mënyrë të përsëritur, kanë shitur doza Cannabisi në territorin e qarkut Berat.
Nga kontrolli në banesën e të arrestuarit, u gjetën sasi Cannabisi (e ndarë në doza të gatshme për shitje) dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave.
Nga kontrolli në automjetin që drejtonte i proceduari, u gjet një sasi Cannabisi.



