Mbetën në det pasi veliera pësoi defekt, Policia Kufitare u vjen në ndihmë tre turqve

Mbetën në det pasi veliera pësoi defekt, Policia Kufitare u vjen në ndihmë tre turqve

Policia Kufitare e Sarandës u ka ardhur në ndihmë 3 shtetasve nga Turqia, pasi veliera me të cilën po udhëtonin pësoi defekt.

NJOFTIMI

Mbetën në det, pasi veliera me të cilën po vinin nga Durrësi, pësoi defekt, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës iu shkojnë në ndihmë 3 shtetasve nga Turqia.
Gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Sarandës, 3 shtetas turq që kërkonin ndihmë, pasi kishin mbetur në det, për shkak se mjeti i tyre lundrues velierë kishte pësuar defekt.
Menjëherë, shërbimet e Policisë iu kanë ofruar ndihmë 3 turistëve që po lundronin nga Durrësi, drejt Sarandës, dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, është tërhequr në vendin e ankorimit, mjeti lundrues velierë që kishte pësuar defekt.
3 turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy