Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë pasi transportonin emigrant të paligjshëm.
Në pranga kanë rënë shtetasit E. T., 19 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë dhe S. L., 18 vjeç, banues në Krujë.
Përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, me dy mjete do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e mjeteve dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve E. T. dhe S. L, të cilët, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në afërsi të vendin e quajtur "Kthesa e Jorgucatit", u kapën duke transportuar 5 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, me mjetet autoveturë tip "Audi A3" dhe "Mercedes Benz".
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet, 2 aparate celularë dhe 870 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



