Një takim me “shefin” e tyre u kushtoi shtrenjtë dy anëtarëve të bandës së Emiljano Shullazit, pasi forcat “Shqiponja” i arrestuan të dy. Më konkretisht, në ambientet e burgut 313 ranë në pranga Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ta.



