Shpërthimi në Ballsh / Dy nga të plagosurit në gjendje më të rëndë

Shpërthimi në Ballsh / Dy nga të plagosurit në gjendje më të rëndë

Gjendja e dy prej katër të plagosurve si rezultat i shpërthimit të mbrëmshëm në Rafinerinë e naftës në Ballsh, është e rëndë, për shkak të djegieve të marra në trup.

Në një prononcim për mediat mjeku që po asiston të lënduarit tha se djegiet janë në sipërfaqe 40%, dy prej tyre janë më rëndë pasi mosha e tyre është rreth 65 vjec dhe duan një kujdes më të madh”.

Ai tha se shpresoj se do të bëhen më mirë, po i njdkiem hap pas hapi nuk mund të themi gjëra të sigurta që në ditet e para, megjithatë nën kujdesin tonë dhe institucioneve që na mbulojne themi që ta perballojmë situatën.

Sipas tij, djegiet kryesisht jan ënë kokë fytyrë duar edhe trup, dy pacientët e tjere janë njëri 44 dhe tjetri 53 vjeç dhe po përballojnë dhe kanë më tepër mundësi për ta përballuar situatën .

Ministri Ilir Beqaj duke shprehur ngushëllimet për 42 vjeçarin që humbi jetën theksoi se “për momentin gjendja është e qëndrueshme , është shpejt për të dhënë një prognozë afatgjatë, por këtu po marrin mjekimin e nevojshëm. Spitali ka çfarë i duhen për të trajtuar raste të tilla, tashmë ka eksperience për të trajtuar ngjarje edhe më të rënda qoftë në numër dhe në shkallën e djegies”.

Ai falenderoi trupat mjekësore të spitalit të Mallakastrës, të Fierit dhe Shërbimin e Djegie Plastikës në QSUT dhe shërbimin e urgjencës mjekësore, të cilët në kohë optimale, pasi kanë dhënë ndihmën mjekësore në spitalet përkatëse t’i sjellin në orën 2:00 të mëngjesit në QSUT.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e djeshme në uzinën e naftës, që ka tronditur gjithë qytetin e Ballshit .Si pasojë e shpërthimit humbi jetën një 42-vjeçar, ndërsa 7 punonjës të tjerë u plagosën, ku katër prej tyre ndodhen të shtruar në spitalin e QSUT-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy