Sulm në një spital të Çekisë, gjashtë të vdekur

Sulm në një spital të Çekisë, gjashtë të vdekur

Gjashtë persona janë vrarë gjatë një sulmi në një spital në Republikën Çeke. Policia njoftoi se sulmuesi i dyshuar ende ndodhet në arrati.

Ministri i brendshëm, Jan Hamacek, tha se policia u njoftua për këtë sulm në orën shtatë të mëngjesit të së martës, ndërsa sulmi ndodhi në qytetin Ostrava, i cili shtrihet në pjesën verilindore të vendit.

Sipas raportimeve të medieve lokale, sulmuesi i qëlloi me armë viktimat në klinikën e traumatologjisë, ndërsa më vonë të gjithë personat që ndodheshin brenda ndërtesës janë evakuuar.

“Policia është duke e kërkuar sulmuesit në mënyrë intensive”, njoftuan autoritetet.

Në raportimet e medieve çeke thuhet se sulmuesi ishte një burrë i veshur me xhaketë të kuqe dhe ai qëlloi me armë në njërin prej  departamenteve të pacientëve që nuk janë të caktuar për qëndrim të gjatë në spital, shkruan “BBC”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy