Gjykata e Fierit ka dënuar me burg të përjetshëm, tre personat që ekzekutuan me amrë zjarri pronarin e një pike “Exchange”, Gëzim Hoxha dhe më pas vranë edhe Agur Vrenozin, i cili ndërhyri për të mbrojur Hoxhën. Vendimi është marrë sot, gjatë seancës së zhvilluar.
Në burg, janë lënë tre autorët e grabitjes me pasojë dy viktima: Lulëzim Demiraj, Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali, të cilët u përballën sot me pretendimin e Prokurorisë, e cila kërkoi të përjetshmin për autorët.
Më datë 2 mars 2018 në lagjen “Apollonia” në Fier, tre autorët e lartpërmendur ekzekutuan më armë zjarri pronarin e një pike “Exhange” Gëzim Hoxha si dhe më pas vranë Agur Vrenozin.



