I dënuar me 11 vjet burg, kapet në Kukës

I dënuar me 11 vjet burg, kapet në Kukës

Një person i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për tentativë për trafikim të lëndëve narkotike dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë, është vënë në prangat e policisë së Kukësit.     

Në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, uniformat blu bënë arrestimin e Edison Dobrushit, 28 vjeç, banues në fshatin Shëmri, Kukës. 

28-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy