
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar dëmshpërblimin me 2 milion lekë për familjet e prekura nga tërmeti në fshatra, duke e cilësuar si të pamjaftueshëm këtë fond për ngritjen e banesave të tyre.
Ndërkaq, Basha nga Durrësi përmendi sërish planin me tre pika dhe një nga kërkesat për anulimin e 150 milion dollarëve për 10 oligarkë.
Kryedemokrati theksoi se nuk është koha as për fjalë, as për shfaqje, as për zvarritje, por është koha për të vepruar menjëherë nga vendime në zbatimin e këtyre vendimeve.



