Shullazi dhe grupi i tij u izolua në 41-BIS/ Avokati ankimon vendimin

Shullazi dhe grupi i tij u izolua në 41-BIS/ Avokati ankimon vendimin

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi, ka apeluar vendimin për izolimin e klientit të tij, dhe të anëtarëve të tjerë të grupit, në regjimin e posaçëm 41 bis.

Ankimi i Meçit, dhe avokatëve të tjerë të të pandehurve është depozituar gjatë ditës së sotme në Gjykatën e Posaçme, pasi sipas tyre vendimi i dhënë është antiligjor, sa kohë që për subjektet nuk është dhënë ende një vendim i formës së prerë nga ana e Apelit.

Në dokumentin e siguruar nga TvT, avokati ka listuar arsyet se përse nuk është dakord me vendimin e ministrisë së Drejtësisë, sipas së cilit ka një sërë shkeljesh.

Në 14 faqe, Meçi argumenton se Shullazi nuk ka statusin e të dënuarit, e për pasojë nuk mund të izolohet në burgjet e sigurisë së lartë. Ndalur në një paragraf të këtij dokumenti, avokati citon Ministrisë së Drejtësisë ku thotë se "Emiljano Shullazi mban kontakte me organizatën kriminale ku ai bën pjesë". Një gjë e tillë sipas Meçit është e paplotësuar pasi sipas tij ato që Ministria i quan organizatë kriminale janë kushërinj dhe të afërm të Shullazit.

Ai thekson se Shullazi ka punuar në bibliotekën e burgut dhe ka pasur një sjellje të mirë, por papritmas, vijon avokati, u shndërruar në armik publik që duhet izoluar.

"Ajo që thuhet në Urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë për Emiljano Shullazin se "subjekti mban komunikime me organizatën kriminale ky bën pjesë dhe me organizata të tjera, si edhe me të paraburgosurit e tjerë që i përkasin të njëjtit grup me të cilët bashkëpunojnë" është e paplotë dhe nuk vërteton qëllimin e këtyre kontakteve apo komunikimeve. Emiljano Shullazi ka qenë i paraburgosur te 313 dhe bashkë me të ka qenë nipi i tij Endrit Zela, shoku i tij i fëmijërisë Gilmando Dani dhe kushëriri i tij Blerim Shullazi, të këta sipas gjykatës së shkallës së parë "pjesë e një grupi të strukturuar kriminal". Nëse ministri e ka fjalën për këta persona të cilët "janë pjesë të së njëjtës organizatë kriminale" kujtojmë se mes qernieve njerëzore ka edhe marrëdhënie njerëzore, daja do të takojë nipin e tij, do të kujdeset për të dhe kjo nuk mund të quhet organizatë kriminale dhe as e kundërligjshme".  Emiljano Shullazi ka qenë i punësuar në bibliotekën e Burgut, nuk ka asnjë vërejtje apo masë disiplinore për shkelje të rregullore. Si mund të shpjegohet që ky individ një ditë të bukur si "rrufe në qiell të pastër" u bë "Armiku publik që duhej të izolohej patjetër në regjimin 41 bis", shkruhet mes të tjerave në dokument.

Prej 1 gusht Banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë të dënuarit e parë që provojnë qelitë e izolimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy