
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.
Në rrugën "Ramazan Gaxherri", tre të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin F. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
Poashtu policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin K. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal, pasi për shkak të detyrës ka goditur me grushte tre punonjës të shërbimit privat të sigurisë fizike.
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejme.



