
Gjykata ka vendosur ekstradimin në Itali të Nezar Seitit, i arrestuar pak kohë më parë në Vlorë për llogari të autoriteteve italiane, pasi dyshohet si pjesëtar i grupit të Habilajve të akuzuar për trafik droge.
Nezar Seiti u arrestua në Babicë në fund të vitit të kaluar. Ai mbahej në në burgun 313.
Ekstradimi drejt Italisë është kërkuar nga vetë Seiti pasi nëpërmjet avokatit të tij, Seiti është shprehur se nuk beson tek drejtësia shqiptare. Seiti dyshohet se ka pasur rolin e financierit të grupit të Habilajve.
Siç del ka përgjimet e prokurorisë së Katanias, ai bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës si dhe kujdesej për blerjen e gomoneve të shpejta.



