Prokuroria “zbarkon” në Bashkinë Vlorë, hetime për paga fiktive dhe administrimin e plazheve (VIDEO)

Prokuroria “zbarkon” në Bashkinë Vlorë, hetime për paga fiktive dhe administrimin e plazheve (VIDEO)

Prokuroria është rikthyer sërish në ambientet e Bashkisë Vlorë, në vijim të verifikimeve që po kryhen prej disa ditësh, kësaj radhe lidhur me dyshimet për paga fiktive dhe administrimin e plazheve.

 

Gazetarja Arjola Hasanaj raportoi për “MCN Live” se Oficerët e Policisë Gjyqësore janë ndalur këtë herë në zyrën e protokollit, ku po kontrollohen kartelat e pasurisë, për të verifikuar nëse ato rezultojnë të regjistruara me të njëjtin numër protokolli.

 

Hetimet po zhvillohen në mënyrë të detajuar, ndërsa burime bëjnë me dije se verifikimet lidhen me dyshime për parregullsi administrative dhe proceduriale në dokumentacionin zyrtar edhe për hapësirën e plazheve. 

 

Dyshimet janë përqendruar në faktin e parregullsive administrative për shfrytëzimin e hapësirave publike, ku ndër vite janë ngritur dyshime për abuzimin me shfrytëzimin e plazheve.

 

Ka dyshime të forta se një numër punonjësish kanë përfituar paga në këtë institucion, ndërkohë që kanë qenë jashtë Republikës së Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy