Tjetër gomone kapet në ujrat shqiptare, dyshohet se transportonte drogë

Tjetër gomone kapet në ujrat shqiptare, dyshohet se transportonte drogë

Një gomone është bllokuar në grykëderdhjen e Shkumbinit pas bllokimit në cektinë.

Drejtuesi i gomones është 27-vjeçari nga Vlora me inicialet F.J, i cili është vënë në pranga pasi mjeti liundrues kishte ngecur në afërsi në kufi me Spillenë.

Policia ka sekuestruar gomonen me 10 metra të gjatë me dy motorë, me 250 kuaj fuqi, ndërsa sqaron se nuk është gjetur lëndë narkotike.

Policia dyshon që mjeti lundrues ka mbërritur në bregdetin shqiptar për të marrë ngarkesë droge.

Bllokimi i tij u bë menjëherë dhe sipas ekspertëve të policisë, dyshohet se kjo ka qënë rruga e dytë brenda natës dhe në rrugën e parë mund të ketë transportuar drogë.

I riu nga Vlora është shoqëruar në policinë e Durrësi për t’u marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje, pasi dyshohet se mund të jetë pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy