Operacioni Forca e Ligjit u çon formularët e vetëdeklarimit gjashtë të dënuarve për vjedhje me armë dhe kultivim të lëndëve narkotike nga Tirana dhe u lë 48 orë kohë përgjigjen.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Redi Gora (Kromidha), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
Florjan Hasa, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike";
Ylli Hakballa, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
Altin Hoxha, banues në Tiranë, i dënuar në Gjermani për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Artur Konja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
Rinaldo Xhemo (Filaj), banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.



