
Policia e Elbasanit njofton se ka vënë në pranga një 56-vjeçar të dënuar nga autoritetet në Itali, me 4 vjet burgim, për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit".
Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasin:
Artur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, 56 vjeç, banues në Elbasan.
Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane, për dënimin e këtij shtetasi, me 4 vjet burgim, për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit". Nga ky dënim, 56-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer në vendin tonë, 2 vjet burgim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



