Zhdukja e dy shokëve në Sarandë/ Arrestohet 28-vjeçari i dyshuar se ka informacion mbi ngjarjen

Zhdukja e dy shokëve në Sarandë/ Arrestohet 28-vjeçari i dyshuar se ka informacion mbi ngjarjen

Policia e Sarandës ka njoftuar arrestimin e një 28-vjeçar në kuadër të hetimeve për gjetjen e dy shokëve të zhdukur, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

28-vjeçarit Sofokli Baxheri iu caktua nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, masa e sigurisë “arrest në burg”.

Kjo, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe deklaratë të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, të kryera nga grupi i posaçëm i DVP Vlorë dhe i Komisariatit të Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në lidhje me kallëzimin e familjarëve të shtetasve L. Th. dhe F. S., për humbjen e kontakteve me këta shtetas, që prej datës 06.04.2023, është arrestuar shtetasi:

S. B., 28 vjeç, banues në Sarandë.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Vijojnë hetimet e thelluara, në drejtimin e Prokurorisë, për sigurimin e provave, me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e shtetasve L. Th. dhe F. S.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, për gjetjen e shtetasve L. Th. dhe F. S.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Sarandës bëri më herët me dije se Leonard Thodhori, 46 vjeç, dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, kishin humbur kontaktet me të afërmit dhe ishin zhdukur pa lënë gjurmë.

 Deri më tani, në polici janë marrë në pyetje rreth 20 persona me precedent penal gjatë viteve të fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy