
“Location” u kodua një operacion i policisë së Tiranës, gjatë të cilit u vu në pranga një i ri i cili shpërndante kanabis në doza, në zonën e “Don Boskos” dhe në afërsi të shkollave.
Gjatë operacionit, në zonën e “Don Boskos”, shërbimet e policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin A. K., 30 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ambientit përreth u gjetën disa qese faramaceutike me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.
Në vijim të operacionit, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të banesës së shtetasit A. K., ku kanë gjetur sasi të ndryshme lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, rreth 250 doza të kësaj lënde narkotike të paketuara me qese farmaceutike, peshore elektronike dhe qese të tjera farmaceutike që do të përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total rreth 2.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, qeset farmaceutike, 3 peshore elektrike dhe 3 aparate celulare.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu, u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. K., 32 vjeçe, motra e të arrestuarit, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës“, pasi ka tentuar të fshehë lëndën narkotike që mbante vëllai i saj, në banesë.
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



