IKMT ja shembi, ai e rindërtoi sërish objektin pa leje, arrestohet 36-vjeçari

IKMT ja shembi, ai e rindërtoi sërish objektin pa leje, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shëngjin të Lezhës, pasi u kap duke ndërtuar pa leje dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndërprerë punimet.

Në pranga ka rënë Bledar Delia, ndërsa Policia bën me dije se ai u pasi u kap në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompetente te “Rana e Hedhun”, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndërprerë veprimet.

Gjithashtu, para disa ditësh, në kuadër të operacionit "Bregdeti ynë", nga ana e IKMT-së, shtetasit Bledar Delia i është prishur objekti që po rindërtonte pa leje në zonën e "Ranës së Hedhun", por ai nuk iu bind urdhrit dhe tentoi ta rindërtonte sërish objektin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy