Publikohen pamjet e shoqërimit të tij nga aeroporti i Rinasit drejt IEVP-së, nën masa të rrepta sigurie nga Forcat Operacionale të Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Bami ishte prej shumë kohësh i kërkuar nga drejtësia, pasi dyshohet se ishte drejtues i një grupi kriminal.
Ky grup vepronte në zonën e Niklës, në Fushë Krujë, si dhe në disa zona të tjera të vendit.
Ai akuzohet gjithashtu se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Fillimisht ai u arrestua në Dubai, në tetor të vitit 2024, ndërsa ditën e sotme u është dorëzuar autoriteteve shqiptare.



