Policia spanjolle në bashkëpunim me Forcat Shqiponja dhe DVP Elbasan kanë zhvilluar kontrolle në një zyrë në të cilën dyshohet se ushtrohet aktiviteti i një Call Center-i.
Sipas informacioneve paraprake dera e kësaj zyre është hapur me shpërthim të kontrolluar.
Në ambientin e kontrolluar është gjetur vetëm një person, ndërkohë që të tjerët janë larguar.



