Vetingu/ Anton Martini, kandidat për SPAK, për herë të dytë në seancë dëgjimore para KPK

Vetingu/ Anton Martini, kandidat për SPAK, për herë të dytë në seancë dëgjimore para KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të hënën seancën e dytë dëgjimore në ngarkim të Anton Martinit, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda, sot me krijimin e SPAK, Prokuroria Penale e Tiranës.

Trupa e gjyqtarëve që po vlerëson figurën e Martinit, përbëhet nga treshja, Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja, Pamela Qirko. Analiza e pasurisë, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale janë tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët.

Prokurori Anton Martini është për herë të dytë përpara trupës së KPK. Seanca e parë dëgjimore ndaj Martinit u zhvillua në fillim të dhjetorit të vitit të shkuar, ndërsa më 12 dhjetor pritej marrja e vendimit në ngarkim të tij, por KPK, më tej vendosi për një seancë të dytë dëgjimore, e cila u zhvillua sot.

Anton Martini, Prokurori i Krimeve të Rënda, është kandidat për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe nëse konfirmohet në detyrë ai do të jetë prokuror i SPAK.

Prokurori Anton Martini është renditur i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Për të marrë emërimin në SPAK, atij i duhet të kalojë si barrierë të fundit procesin e Vetingut në të dy shkallët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy