Hetimet për 21 janarin/ Hoxha: Pas daljes së elementëve të tjerë, sot Prokuroria duhet të thërras Berishën e Bashën, çfarë e pengon?

Hetimet për 21 janarin/ Hoxha: Pas daljes së elementëve të tjerë, sot Prokuroria duhet të thërras Berishën e Bashën, çfarë e pengon?

Teksa Prokuroria e Tiranës ka tashmë në dorë audio-regjistrimin e 21 janarit, të siguruar nga gazetari Artan Hoxha, ku dëgjohet komunikimi nëpërmjet ish-kreut të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi me vartësit e tij, çështja po hetohet.

Por lidhur me këtë, gazetari Hoxha në “MCN live”, thotë se pas publikimit të këtyre audiove, që ai i cilëson si indicie për të çuar të provat e reja, vërtetohen se katër vrasjet në protestën e para 21 janarit, janë kryer më dashje.

Hoxha, sjell në vëmendje Komisionin Hetimor të asaj kohë, të drejtuar nga ish-ministri Eduard Halimi, në të cilën kanë dëshmuar Sali Berisahd dhe Lulzim Basha, porse nuk kanë dëshmuar në Prokurori.

Nisur nga kjo, Hoxha, thotë se më këto prova të reja, prokurorinë nuk e pengon më asgjë ti rithërras në dëshmi në Prokurori këta zyrtar.

Regjistrimi shërben si indicie për të çuar te provat, njëlloj si në ditën e 21 janarit, video nuk ishte provë, ishte indicie. Në regjistrim dalin duke komunikuar drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, që përkoj të jenë të njëjtët që janë dënuar nga ai vendim paçavure i Gjykatës, janë në regjistri aty dëgjohen duke komunikuar.

Tani sot kush e pengon Prokurorinë ti thërras edhe një herë një nga një.

E mbani mend që në atë kohë u ngrit Komisioni Hetimor për 21 janarin, vet Sali Berisha e ngriti, drejtohej nga ish-ministri i drejtësisë Eduard Halimi. Dhe Sali Berisha, nuk vajti te prokurorja, te ajo “prokurorja e egër”, Ina Rama, e cila hetonte Berishën, që ja kthente urdhrat mbrapsht dhe i thoshte ke bërë lapsus. Tani çfarë u bë me atë raportin e grupit hetimor qe ngriti Parlamenti i Shqipërisë?.

Sali Berisha e Lulzim Basha, kanë dëshmuar aty, por nuk kanë dëshmuar në Prokurori, edhe i tërë zingjiri komanduar i Gardës kanë ardhur kanë dëshmuar aty, por nuk kanë dëshmuar në Prokurori.

Atëherë sot prokurori e ka shumë të thjeshtë, e merr këtë raportin e Komisionit Hetimor Halimi, ku kanë dëshmuar të gjithë ata, i merr dosjen, e merr regjistrimin që ja çojmë ne dhe që i themi nga ky regjistrim që sollëm ne vërtetohet se vrasjet nuk janë bërë pa dashje, por me dashje dhe me urdhër, dhe thirren edhe një herë të gjithë, thërret edhe Edi Ramën, brenda, thërret edhe protestuesit.

 Të merret raporti i komisionit hetimor, të thirret Berisha, dhe u thotë si në parlament ke bërë kështu, sot kanë dal element të tjerë, nëse kanë gënjyer kanë bërë një betim të rreme, pra ja që sot ka prova të reja.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy