Gjykata e Elbasanit cakton si masë sigurie “arrest me burg” për Luan Dulellarin, i akuzuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit.
Dulellari akuzohet lidhur me ngjarjen e ndodhur më 2 tetor në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, ku në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, Erjon Llapushi, 33 vjeç, goditi me grushte dhe sende të forta Gazment Kurmaku, i cili për pasojë gjeti vdekjen.
Gjyqtari Idush Maliqi pasi këqyri provat e paraqitura nga prokurori Gentian Abazi, vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa i pandehuri nuk ka folur gjatë seancës.



