
Gjykata e Posaçme e Apelit ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për sekuestrimin e apartamentit që ishte në pronësi të kompanisë “AgiKons” dhe që dyshohej se përdorej nga çifti i bashkëshortëve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për sekuestrimin e apartamentit pranë banesës së çiftit Veliaj - Xoxa. Ankues ishte biznesmeni Gentian Sula, në emër të kompanisë të të cilit rezulton pronësia, por sipas SPAK ishte në përdorim nga kryebashkiaku. Apartamenti mbetet në sekuestro.
Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) do të paraqesë sot raportin dymujor për hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Erion Veliaj ndodhet që prej 10 shkurtit në paraburgimin e Durrësit, ndërkohë që përballet me akuza për korrupsion dhe pastrim parash.



