Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në afërsi të Rrethrrotullimit të Luleve në Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, një autobus është përplasur me një automjet dhe, si pasojë e goditjes, ka dalë nga trajektorja duke përfunduar në ambientet e një pike karburanti pranë vendit të ngjarjes.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.
Fatmirësisht, nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



