Operacioni Forca e Ligjit vë në shënjestër dy persona në Durrës dhe Elbasan. Plarent Dervishaj me banim në Durrës, rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore” dhe S.Ç., me banim në Elbasan, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh. Të dy këta persona duhet të bëjnë deklarimin e pasurisë brenda 48 orësh.
"Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre", tha zëdhënësja.
Pas vlerësimit nga SPAK-u, do t’i kërkohet Gjykatës Speciale masa e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.



