
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec mesditën e sotme, ku një 50 vjeçar ka humbur jetën.
Policia bën me dije se shtetasi Y.P, teksa ishte duke drejtuar mjetin tip motorkorrëse, ka rënë në një nga vaskat e peshkut, ku ka humbur jetën.
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:00, në vendin e quajtur "Vaskat e peshkut" Roskovec, shtetasi Y. P., rreth 50 vjeç, duke drejtuar mjetin tip motorrkorrëse, është përmbysur në një nga vaskat e peshkut dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



