Gjirokastër/ Efektivi i policisë përplas për vdekje 12-vjeçarin

Gjirokastër/ Efektivi i policisë përplas për vdekje 12-vjeçarin

Një aksident është shënuar mbrëmjen e së shtunës në Gjirokastër, ku një punonjës policieka përplasur një 12-vjeçar. Si pasojë, ky i fundit ka ndërruar jetë.

Efektivi i policisë është shoqëruar në komisariat, ndërsa momentin e ngjarjes mësohet se ka qenë me mjetin e tij privat, tip “benz”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip "Benz", ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy