“Kupa u mbush. Policisë po i mbesin në dorë djemtë shqiptarë”/ Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Çuçit

“Kupa u mbush. Policisë po i mbesin në dorë djemtë shqiptarë”/ Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Çuçit

Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje para Ministrisë së Brendshme, për të protestuar për vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurti.

“Kupa u mbush”. “Policisë po i ngelin në dorë djemtë shqiptarë”. Këto janë disa nga pankartat që mbanin protestuesit para Ministrisë së Brendshme. Qytetarë dhe aktivistë të Shoqërisë Civile u mboldhën këtë të premte për të protestuar për vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurti. Kërkesa e tyre ka qenë dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtuesit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu, strukturë e cila në bashkëpunim me Prokurorinë po kryen hetimet e rastit në fjalë.

Ata pretendojnë se procedurat e ndjekura nga efektivët e policisë gjatë shoqërimit të 32-vjeçarit janë të dyshimta, ndërsa po tentohet maniipulimi i ngjarjes.

Kujtojmë që Laer Kurti ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës, pasi u shoqërua në Komisariatin numër 3. Gjatë shoqërimit, sipas policisë, i riu ka pësuar komplikacione, duke ndërruar më pas jetë në Sppitalin e Traumës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy