Shfrytëzonte një grua për prostitucion, arrestohet 61-vjeçari në Fier

Shfrytëzonte një grua për prostitucion, arrestohet 61-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar njw 61-vjeçar me iniciale A. M., I cili akuzohet për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Përshtatja e ambienteve për prostitucion.

Po ashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”, një shtetase 35 vjeçe dhe shtetasi F. Xh., të cilët u kapën në flagrancë në ambientet e banesës së shtetasit A. M.  

Njoftimi i plotë:  Fier, Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar "Çarli".

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion.  

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Përshtatja e ambienteve për prostitucion", me precedent të mëparshëm penal.

Procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë policore se një shtetas shfrytëzonte një shtetase, për prostitucion, në banesën e tij, në lagjen "Apollonia", Fier, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi. 

Në bazë të provave të grumbulluara, pas disa ditësh vëzhgim, u finalizua operacioni policor i koduar "Çarli", në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Përshtatja e ambienteve për prostitucion", shtetasi A. M., 61 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit".

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”, një shtetase 35 vjeçe dhe shtetasi F. Xh., të cilët u kapën në flagrancë në ambientet e banesës së shtetasit A. M.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy