
Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurimit “Arrest shtëpie” për drejtuesen e Shërbimit të Provës Lindita Lelçaj.
Seanca për vlerësim masë sigurie ndaj Lelçaj u zhvillua gjatë ditës së sotme në spitalin e Lezhës, pasi ajo merr shërbim mjekësor si pasojë e problemeve që ka shfaqur me shëndetin pas arrestimit.
Kujtojmë që Lindita Lelçaj u arrestua tri ditë më parë nga Policia e Lezhës nën akuzën e veprës penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se manipulonte provat për pesona që vuanin denimin, duke dhënë verifikime edhe per të dënuar që ndodheshin jashtë vendit.
Hetimet janë drejtuar nga prokurorja e Kurbinit Arjola Preçi dhe rasti i korrupsionit ëshët zbuluar brenda nja harku kohor mjaft të shkurtër. Në momentin e ndalimit policia ka përdorur një agjent të infiltruar, i cili i ka ofruar shefes së Shërbimit të Proves një shumë parash për të kryer veprime të jashtëligjshme dhe sapo ka marrë sasinë e lekëve është prangosur në flagrancë nga blutë.



